Polipet e zorrës së trashë janë tumore të vogla (protrusione), që fillojnë nga sipërfaqja e brendshme e murit të zorrës së trashë dhe dalin në lumenin e tij.
Ato janë mjaft të zakonshme dhe sipas mjekëve, gjenden në rreth 40% të popullsisë. Ato nuk janë tumore malinje, por nëse nuk hiqen ekziston mundësia që të kthehen në malinje.
Sipas studimeve të bëra lidhur me këtë problem, studiuesit kanë ardhur në përfundimin se për krijimin e këtyre tumoreve, një ndër shakatarët kryesorë është edhe djeta ushqimore që në ndjekim.
Studiuesit shprehen se ka një sërë ushqimesh që rrisin shanset për të shkaktuar inflamacion, të tilla janë mishi i kuq dhe produktet e qumështit me shumë yndyrë.
Frutat, perimet dhe produktet e qumështit me pak yndyrë klasifikohen si ushqime anti-inflamatore, ndërsa mishi i pulës dhe peshku janë në një zonë “neutrale”.
Pas polipektomisë endoskopike, gastroenterologët rekomandojnë ushqime të holluara me ujë si supa dhe lëngje e pije të ndryshme ( lëng barishtesh, kafe, çaj).
Për informacion, theksohet se ushqim i mirë për trajtimin e ulçerës së stomakut është lakra dhe perimet me gjethe jeshile, të cilat përmbajnë sasi të konsiderueshme të aminoacidit metilmetioninë, i quajtur ndryshe edhe vitamina U.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al