“Politika e rritjes së pagave për mësuesit do vazhdojë”- Ogerta Manastirliu: Program kombëtar për zhvillimin e arsimtarëve! Do trajnohen nga Universitetet publike, ja si do bëhet kualifikimi

Sep 9, 2024 | 12:01
SHPËRNDAJE

Nga Berati, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu garantoi mësuesit se politika për rritjen e pagave do të vazhdojë. Ajo theksoi se investimi në arsim, për nxënësit dhe mësuesit do të vazhdojë.

ogerta manstirliu

Po ashtu, ministrja tha se do ketë një program kombëtar për kualifikimin e të gjithë mësuesve, ndërsa u shpreh se për herë të parë mësuesit do të trajnohen nga Universitetet Publike.

Po ashtu, ministri u shpreh se do të ndryshojë edhe mënyra e kualifikimit për mësuesit, që do të nisë nga 3 vite pune, 5 dhe 18 vite.

Manastirliu: Sot shoh me kaq shumë adhurim dhe emocioni breza mësuesish, figura që vërtet kanë një kontribut të madh për vendin tonë dhe do të përçojnë një trashëgimi ndër breza

Sot unë kam një urim për 350 mijë nxënësit në Shqipëri për mbi 31 mijë mësues që ky vit të jetë i mbarë, i suksesshëm. Me plot arritje për nxënësit me plot pasion për mësuesit dhe për të gjithë prindërit, pritshëmëritë e të cilëve janë të mëdha.  Ne do punojmë cdo ditë për të arritur këto pritshmëri për ta bërë sistemin tonë arsimor më gjithëpërfshirës me cilësor dhe më të barabartë.

Nuk do mungojë asnjëherë investimi për arsimin, për nxënësit dhe mësuesit. Kjo shkollë është model, më bëhet qejfi që përtej Tiranës shohim shkolla të bukura që  nxënësit të zhvillohen njësoj.

Prej një korrikut 31 mijë mësues jo vetëm i është rritur paga, por paga mesatare është 950 euro,. Ne do vijojmë me politikën e rritjes së pagave, por ky ishte një kapërcim që ne bëmë

Për mësuesit kemi edhe një hapësirë, që është programi i zhvillimit të mësuesve. Ky program parashikon një mbështetje për kualifikimin dhe edukimin në vazhdim të tyre. Kemi filluar me trajnimin e 4 mijë mësuesve të shkencave, të arsimit fillor, gjuhës shqipe dhe do të vazhdojmë me trajnimin e 16 mijë mësuesve të këtyre degëve.

Tashmë mësuesit do të kualifikohen më shpejt. Periudha e kualifikimit dhe e shkallëve të kualifikimit do jetë në 3 vitet e para të punës, në vitin e 8  të punës dhe vitin e 15.

Për herë të parë do të kemi një testim të informatizuar për kualifikimin e parë të mësuesit dhe sërish për herë të parë  Universitetet Publike do të trajnojnë mësuesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura