Prestigjiozia britanike “BBC” i ka kushtuar vëmendje situatës së krijuar në Parlamentin shqiptar ditën e sotme.
“Politikanët e opozitës shqiptare ndezën tymuese dhe zjarr në Parlament në përpjekje për të ndaluar votimin për buxhetin e 2024-ës. Opozita po protestonte kundër asaj që sipas tyre është një sundim autoritar nga Partia Socialiste në pushtet”, shkruan BBC Neës krahas së cilës ka shpërndarë pamjet e trazirave.
Kujtojmë që sot u miratua projektbuxheti dhe paketa fiskale në vetëm 4 minuta e 30 sekonda, ndërkohë që për çdo vit, shqyrtimi i tyre ka kaluar pas seancash maratonë që kanë zgjatur për 2 ditë.
Opozita ishte përgatitur për ta bllokuar këtë seancë ndërsa shumica për të kundërtën, për ta miratuar projektbuxhetin me çdo kusht.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al