Portieri i Rumanisë: Nuk e prisja që futbollistët e Kosovës të largoheshin nga fusha, ne donim ta përfundonim ndeshjen

Nov 16, 2024 | 10:54
SHPËRNDAJE

Portieri i Rumanisë, Florin Nita ka treguar se si i ka përjetuar momentet kur futbollistët rumunë janë ulur në fushën e ‘Arenës Kombëtare’ duke pritur lojtarët e Kosovës, të cilët nuk kanë dashur të kthehen nga dhomat e zhveshjes.ZjI4NTdhNGNkZTRiZGU0YmJiNDhlZDhkYzdkMDczZTU=.thumb“Ne donim të luanim, shpresoj se do të jetë një vendim i favorshëm për ne. Më vjen mirë që kam punuar sot, nuk kam pasur kaq shumë topa për një kohë të gjatë. Më vjen mirë që nuk shënuan. Nuk di çfarë të them, nuk dua të flas për ta, por nuk është në rregull çfarë ndodhi. Ne treguam burrëri dhe donim ta përfundonim ndeshjen në fushë. Ne u ngrohëm në fushë, me shpresën se ndeshja do të vazhdonte. Nuk kam çfarë të komentoj, nuk kam hasur ndonjëherë në një situatë të tillë.

Nga minuta e parë deri në minutën e fundit ata prisnin një brohoritje apo një gjest për t’u larguar nga fusha, por unë nuk dëgjova asgjë. Nuk e prisja që të largoheshin nga fusha. Unë në fakt i pyeta se çfarë ndodhi. Mendova se ishte pas zënkës me Denis Alibecin.

Të gjithë sakrifikuam, punuam, më vjen mirë që bëmë një punë të mirë. Falënderoj tifozët nga zemra që brohoritën emrin tim, por ata duhet të mbështesin të gjithë ekipin, jo vetëm një lojtar. Falënderoj Zotin që arritëm të mos e humbnim këtë ndeshje. Shpresojmë të jemi të kujdesshëm në të ardhmen. Duhet të aspirojmë më lart dhe të mos kënaqemi me më pak”, deklaroi portieri rumun për “Prima Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura