“Pranga në duart e opozitës”- Gjekmarkaj për dënimin e Salianjit: Ditë e zezë për drejtësinë!  PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd

Sep 26, 2024 | 15:14
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, në lidhje me dënimin me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji është shprehur se “është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot”.

gjekmarkaj

Gjekmarkaj po ashtu deklaroi se PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi dhe kjo e sotmja ishte një ditë e zezë për drejtësinë dhe për demokracinë.

Reagimi i Gjekmarkajt:

Pranga në duart e Opozitës!

Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit. Kjo është një ditë e zezë për drejtësinë dhe për demokracinë!

PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd.

Demokratët dhe qytetarët e këtij vendi duhet ta ndalin zhbërjen, ndalimin, asgjësimin e Opozitës! Pas politikanëve të Opozitës prangat tunden për ta. Duhet të bashkohemi fuqishëm, të ngrihemi fuqishëm, ti shtrijmë dorën njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikaturës!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura