Pranga pedofilit, abuzoi me të miturin

Jul 31, 2012 | 14:07
SHPËRNDAJE

Liqeni Artificial në Tiranë

Ndue Luka rrëmbeu endacakun në qendër të Tiranës. Shfajësohet në Polici: Isha i pirë, s’mbaj mend asgjë.

I moshuari kreu vepra të turpshme me 13-vjeçarin te Liqeni Artificial

Një 65-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një djalë të mitur.  Ngjarja ka nisur në qendër të Tiranës, te rruga “Ibrahim Rugova”, dhe ka përfunduar te kodrat e Liqenit Artificial me arrestimin në flagrancë të të moshuarit Ndue Luka. Mësohet se Luka ka tentuar të abuzojë seksualisht me djalin e mitur, por më pas është mjaftuar me disa veprime të turpshme, duke e detyruar të heqë rrobat që kishte veshur, pasi ishte zhveshur edhe vetë në pjesët intime. Burime nga Policia thanë se i dëmtuar është një djalë 13 vjeç, me iniciale G. F., i cili kishte dalë në rrugë për të lypur bashkë me disa bashkëmoshatarë të tij. I mituri është mashtruar nga Luka, i cili i ka premtuar se do ta qeraste në rast se do të shkonte më të, më pas e ka rrëmbyer jashtë dëshirës së tij, duke e kërcënuar me një biçak që mbante në xhep.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura