Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Uniformat blu bëjnë me dije se 56-vjeçari me iniciale R.L u arrestua nga Stacioni i Policisë Plazh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 56 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia në Durrës.