Prangosja e Ilir Metës, gazetarja Klodiana Lala: S’është lajm i beftë! SPAK ka nisur hetimet 4 vite më parë!

Oct 21, 2024 | 15:33
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se lajmi për arrestimin e Ilir Metës nuk është i beftë.

klodiana lala ilir meta arrestim

Në studion e News24, ajo u shpreh se SPAK ka nisur hetimet ndaj presidentit të PL-së katër vite më parë.

Klodiana Lala theksoi se “nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e Ilir Metës”.

“Nuk ishte lajm i beftë arrestimi i Ilir Metës. Meta prej kohësh ka pasur gjuhë të ashpër ndaj SPAK. Janë dhe persona të tjerë me masë sigurie. Me masë detyrim paraqitje është edhe Monika Kryemadhi, ish-bashkëshorte e Ilir Metës. Prokuroria ka 4 vite që ka nisur hetimet për disa çështje.

Së pari, hetimi ka qenë me aferën CEZ-DIA, ka qenë i dënuar për çështjen Kastriot Ismailaj dhe ka pasur persona të tjerë të hetuar. Janë tre çështje të ndara, që janë ndalur tek hetimi pasuror. Edhe nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e Ilir Metës”, tha gazetarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura