Prapaskenat e humbjes së Milanit/ Fonseka u largua duke bërë shaka me gazetarët, Ibra dhe drejtuesit bënë mbledhje në “San Siro”

Sep 18, 2024 | 10:32
SHPËRNDAJE

Milani pësoi një humbje turpëruese në shtëpi përballë Liverpulit, në një ndeshje ku u dominua plotësisht nga kundërshtari dhe vetëm Menja dhe dy herë traversa e shpëtoi nga një pasiv më i thellë. Kontestimet në fund të sfidës tensionuan edhe më shumë situatën që është bërë kaotike, sidomos kur mendon se në fundjavë vjen derbi ndaj Interit.

ibra furlani

Megjithatë, në largimin nga stadiumi, trajneri Fonseka dukej i qetë dhe mjaft në humor, ai iu përgjigj gazetarëve dhe pastaj nuk ngurroi edhe të bënte shaka me ta.”Më vjen keq, nuk ka “pasteis de nata” për ju”, tha ai, duke kujtuar premtimin që kishte bërë për të qerasur me ëmbëlsirat tradicionale portugeze të gjithë gazetarët nëse ekipi fitonte me Liverpulin dhe Interin. Këto ishin fjalët e tij duke u larguar nga “San Siro” rreth orës 00:15

Por ndërsa ai dhe skuadra u larguan, në ambientet e brendshme të stadiumit qëndruan për rreth 30 minuta të tjera Ibrahimoviç, Furlani dhe Monkada. Tre drejtuesit zhvilluan një mbledhje ku padyshim kishte shumë gjëra për diskutim pas një paraqitje të tillë të skuadrës dhe tensionimit të situatës me tifozët që kontestuan ashpër ekipin në një moment shumë delikat të sezonit, ku tashmë të gjithë janë vënë në diskutim. Ndryshe nga Fonseka i cili iu përgjigj çdo pyetje të gazetarëve, ata u larguan nga stadiumi pa dhënë asnjë deklaratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura