Precedentët e Poloni-Shqipëri/ Vetëm një fitore për kuqezinjtë, në Varshavë për të thyer tabunë

Mar 26, 2023 | 8:18
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të kualifikueseve të “EURO 2024” përballë Polonisë në Varshavë, të hënën e 27 marsit.

poloni-shqiperi

Edhe pse kuqezinjtë nisen si jofavoritë në këtë takim, ata do të bëjnë çmos për të mos dalë pa pikë nga kjo përballje.

Në historinë e përballjeve mes këtyre dy skuadrave, polakët kanë fituar plot 9 herë, ndërsa Shqipëria vetëm një herë, ndërsa 3 sfida janë mbyllur në barazim.

E vetmja herë që Kombëtarja shqiptare ka arritur të marrë një pikë në Poloni ka qenë në vitin 1984 për kualifikueset e Botërorit, me rezultatin 2-2, me Bedri Omurin dhe Agustin Kolën që shënuan për kuqezinjtë.

1

2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura