Prej 6 vitesh në arrati, shqiptari arrestohet në Greqi, u kap duke transportuar 82 kg kanabis me taksi

Oct 19, 2024 | 12:02
SHPËRNDAJE

Një 54-vjeçar shqiptar i arratisur nga burgu i Janinës që prej vitit 2018, u arrestua në Igumenicë nga autoritetet e Greqisë.

Screenshot_2

Bëhet fjalë për një 54-vjeçar, i cili rezulton i arratisur nga burgu grek që prej 2018.

Siç raporton protothema.gr, asokohe shqiptari abuzoi me lejen që autoritetet i kishin dhënë për t’u liruar për disa ditë me kusht rikthimi, por që ai nuk u rikthye kurrë në qeli.

Ndërkohë ditën e djeshme 54-vjeçari u arrestua nga efektivët e policisë, teksa po transportonte 81 kg e 704 gramë lëndë narkotike kanabis përmes një taksie.

][p]]]]]]]]]]]

“Taksia  me qendër në Loutsa të Atikës në të cilën udhëtonte shqiptari  u pa duke lëvizur në rrugën Egnatia dhe u ndalua nga oficerët e policisë së Antidrogës të Igumenicës dhe Kufirit Filiaton. Reparti i rojes dhe qentë që kishin me vete nuk e patën të vështirë të gjenin 72 pakot me kanabis të papërpunuar me peshë totale 81 kilogramë e 704 gramë që ishin ngarkuar në të. Shoferi grek dhe shqiptari  u arrestuan, ndërsa u sekuestrua taksia dhe shuma totale prej 4370 euro që u gjetën në automjet. Objeketet e sekuestruara u dërguan në Prokurorinë e Protodikit Thesproti të akuzuar për posedim, transport dhe trafik droge. Pas dëshmise  54-vjeçari shqiptar i akuzuar për arratisje do të rikthehet në burg ku vuante dënimin për trafik droge”, raporton media greke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura