Aneurizma është një nga ndërlikimet më të përhapura dhe të rrezikshme që prekin enët e gjakut, kryesisht aortën por edhe trurin. Arteriet e shëndetshme janë kryesisht elastike dhe të qeta.
Kur një prej tyre dobësohet, gjaku që rrjedh në të mund të shkaktojë flluska. Çarja ose shpërthimi i flluskës ul ndjeshëm gjasat e mbijetesës tek një pacient i prekur nga një ndërlikim i tillë.
Në një skenar të tillë, vëllimi i gjakut derdhet në zgavrën e kraharorit ose zgavrën e barkut.
Gjaku del jashtë aortës, tensioni i gjakut bie, dhe të gjitha organet jetike të trupit nuk marrin sasinë e duhur të gjakut.
Aneurizma mund të zbulohet nga rrezet X, EKG, ose rezonanca magnetike.
Ajo mund të hiqet nëpërmjet një operacioni kirurgjikal
Faktorët e Rrezikut të Aneurizmës
Ekspertët thonë se disa prej faktorëve të rrezikut të shfaqjes së kësaj flluske në arterie janë:
- Mosha
- Kolesteroli i lartë,
- Tensioni i lartë i gjakut,
- Mbipesha
Megjithatë në 20 përqind të rasteve, mjekët vërejnë se një ndërlikim i tillë është i trashëgueshëm në ADN-në e njeriut.
Sa i përket gjinisë, ekspertët vërejnë se burrat pas moshës 65 vjeç janë më të rrezikuar nga aneurizma e aortës.
Aorta është arteria më e madhe në trup dhe kalon nga zemra në bark.
Aorta transporton gjakun në organet dhe në arteriet e tjera.
Gratë nga ana tjetër, sidomos ato nga mosha 30 deri në 60 vjeç janë më të rrezikuara nga aneurizma e trurit.
Të dhënat thonë se në botë 1 në çdo 50 vetë goditen nga një aneurizëm i trurit.
Në pjesën më të madhe të rasteve, flluskat janë të vogla dhe nuk shkaktojnë komplikacione.
Simptomat e shpërthimit të aneurizmës
Kur flluska e arteries çahet, njeriu përballet me një dhimbje shumë të fortë që ndihet që nga pjesa e shpinës deri në bark.
Veç kësaj, njeriu goditet nga një dhimbje shumë e fortë koke.
Në raste të tilla, ju duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku. Nuk duhet të prisni të shihni “se mos bëheni më mirë.” /AgroWeb.org
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al