Premier League ka ngritur 115 akuza, nis sot seanca ndaj Manchester City! Çfarë rrezikon klubi anglez nëse dënohet

Sep 16, 2024 | 10:51
SHPËRNDAJE

Seanca e shumëpritur e Premier League për 115 akuzat e ngritura ndaj Manchester City do të fillojë të hënën.

Man City

City është akuzuar për thyerjen e rregullave të fer-play-it financiar gjatë një periudhe nëntëvjeçare, e cila filloi në vitin 2009 dhe vazhdoi deri në vitin 2018.

Gjatë asaj periudhe, klubi, i cili ka mohuar të gjitha akuzat kundër tyre, fitoi tre herë Premier League.

Sipas Premier League, Man City theu rregullat gjatë nëntë sezoneve duke mos dhënë informacion të saktë financiar.

Ndër akuzat kundër klubit anglez janë se ata nuk zbuluan plotësisht shpërblimet financiare që i ishin bërë një prej menaxherëve të tyre gjatë një periudhe katërvjeçare.

Pretendimio është se kishte një kontratë sekrete dhe një nga menaxherët po paguhej shumë më tepër sesa deklarohej zyrtarisht.

Premier League gjithashtu pretendon se City nuk ka respektuar rregullat e UEFA-s për lojën e ndershme financiare gjatë një periudhe pesëvjeçare. Ata gjithashtu pretendojnë se City nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetimin e Premier League.

Sipas rregullave, klubi mund të dënohet me zbritje pikësh apo përjashtim nga Premier League, edhe pse ky do të ishte një dënim ekstrem.

Një vendim nga komisioni i pavarur nuk ka gjasa të bëhet publik para pranverës.

Edhe atëherë, nëse komisioni vendos se City është fajtor për disa ose të gjitha akuzat kundër tyre, klubi ka të ngjarë të apelojë atë vendim, gjë që do të vononte më tej vendosjen e çdo sanksioni ose zbritje të pikëve.

Kur akuzat u njoftuan për herë të parë në shkurt 2023, City tha se ishin “të befasuar” nga pretendimet e Premier League.

Përveç shprehjes së habisë së tyre për akuzat, City gjithashtu pretendoi se kishte ofruar “angazhim të gjerë” dhe një “sasi të madhe materialesh të detajuara” në hetimin e Premier League.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura