Premtimet për zhvillimin e ekonomisë amerikane, Bitcoin arrin rekordin prej 80 mijë dollarë pas fitimit të Donald Trump në zgjedhjet elektorale

Nov 11, 2024 | 16:32
SHPËRNDAJE

Çmimi i kriptomonedhës bitcoin, ka arritur vlerën mbi 80 mijë dollarë, që pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet elektorale amerikane, sipas BBC.

bitcoin

Përgjatë fushatës së tij, Donald premtoi përmirësim  të ekonomisë së Amerikës, ashtu sikurse u zotua të bënte SHBA-të “kryeqytetin e kriptove të planetit”.

Bitcoin, e vlerësuar dhe si kriptomonedha më e madhe në botë deri më tani, këtë vit është rritur me më shumë se 80%.

Në prag të zgjedhjeve, Trump tha se do të krijonte një rezervë strategjike bitcoin dhe do të emëronte rregullatorë financiarë miqësorë me asetet dixhitale, duke nxitur pritshmëritë se ai do të hiqte rregulloret në industrinë e kriptove.

Po kështu, Trump ka thënë se një nga veprimet e tij të para si President do të ishte shkarkimi i kryetarit aktual të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC), Gary Gensler.

Gensler, i cili u emërua nga Joe Biden në 2021, ka udhëhequr goditjen e SEC ndaj industrisë së kriptove.

“Nëse administrata Trump e çrregullon kripto-n, është e vështirë të shihet se si nuk është rritëse për sektorin,” tha për BBC Matt Simpson, analist i tregut në StoneX Financial, duke shtuar se “një lëvizje e tillë mund të çojë në rritjen e çmimeve të bitcoin në 100,000 dollarë.”

Agjenda më e gjerë e Trump, e cila përfshin uljen e taksave dhe reduktimin e rregulloreve për bizneset, ka nxitur gjithashtu një rritje të investimeve të tjera që kur ai fitoi zgjedhjet.

Me republikanët në kontroll të ekzekutivit dhe potencialisht të dy degëve legjislative të qeverisë, ata do të jenë në gjendje t’i avancojnë idetë e tij nëpër çdo dhomë dhe t’i dërgojnë ato projektligje që ai të nënshkruajë në ligj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura