Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndet arritjen e marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza.
Me anë të një mesazhi në X, kreu i Shtetit Shqiptar thotë se tashmë është thelbësore zbatimi i marrëveshjes për një paqe të qëndrueshme.
Presidenti Begaj tha se i vlerëson përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve.
“Përshëndes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon.”- shkroi Kreu i Shtetit në llogarinë e tij në x.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al