Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pranuar sot letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj në vendin tonë.
Begaj priti sot në Presidencë Ambasadorin e Republikës së Perusë, Javier Arciniega Calderon, Ambasadorin e Republikës së Koresë, Juseong Lim dhe Ambasadoren e Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë, Zaina Benhabouche.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e kontakteve të nivelit të lartë politik dhe për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve.
Me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale u rikonfirmua edhe angazhimi për të zgjeruar më tej agjendën dypalëshe dhe shumëpalëshe midis vendeve.
Bashkë më urimin për suksese përgjatë këtij shërbimi, Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit të Perusë angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në nivel dypalësh dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al