Presidenti Begaj takim me bukinistin e qytetit të Elbasanit: Ka lexuar çdo vepër që gjendet në librarinë e tij shëtitëse

Apr 23, 2024 | 12:04
SHPËRNDAJE

Presidenti Bajram Begaj në Ditën Botërore të Librit është takuar me bukinistin e qytetit të Elbasanit, Ndriçim Ziun.


Kreu i Shtetit në një postim në Facebook shkruan se prej vitesh, 66-vjeçari Ziu lexon çdo libër që i vjen në dorë, përpara se ta shesë atë.

Presidenti Begaj përcolli këtë histori frymëzuese për të nxitur leximin e librit shqip.

“Me bukinistin e qytetit të Elbasanit, që ka lexuar çdo libër që gjendet në librarinë e tij shëtitëse. Vendosa të ndaj këtë postim sot për të nderuar fisnikërinë e të lexuarit”, – shprehet Begaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura