Presidenti Begaj uron “7 Marsin”: Kujtojmë të gjithë mësuesit që kanë lënë shenjë te ne, është mision sublim të përçosh dije te të rinjtë

Mar 7, 2023 | 9:40
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka uruar të gjithë mësuesit për festën e “7 Marsit”.

-800-0-66a2f7136405a7d1bb0ae3b431115eee

Përmes një reagimi në Facebook, Begaj është shprehur se është mision sublim të edukosh dhe të përçosh dije te të rinjtë.

Ai kujtoi edhe disa nga veprimtarët e njohur të arsimit si dhë drejtuesin e parë të Mësonjtores së Parë Shqipe.

Reagimi i Begajt:

Sot, në Ditën e Mësuesit, unë dhe Armanda duam të urojmë të gjithë mësuesit shqiptarë kudo që ata ndodhen për këtë ditë të shënuar!

Ne, gjatë jetës sonë kemi pasur privilegjin të ushtrojmë edhe mësimdhënien, ndaj e dimë mjaft mirë se sa mision sublim është të mësosh, të edukosh dhe të përçosh dije tek të rinjtë.

Në këtë 7 Mars, është e udhës të urojmë të gjithë mësuesit që kanë lënë një shenjë tek ne, që na kanë ndihmuar të bëhemi profesionistë më të zotë, njerëz më të mirë e qytetarë më të denjë për shoqërinë ku ne jetojmë.

Gjithashtu, është e rëndësishme të kujtojmë të gjithë mësuesit dhe veprimtarët e shquar të arsimit kombëtar, si drejtuesin e parë të Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, Pandeli Sotirin, Petro Nini Luarasin, Koto Hoxhin, motrat Qiriazi, si edhe qindra mësues që ishin pionierët e arsimit shqiptar.

Së fundmi, falenderoj dhe të gjithë mësuesit shqiptarë në diasporë, të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme në përçimin e gjuhës shqipe tek fëmijët shqiptarë të lindur dhe rritur jashtë vendit.

Gëzuar ditën tuaj mësues të dashur dhe faleminderit nga zemra!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura