Presidenti Begaj zhvillon vizitë zyrtare në Bosnje Hercegovinë, axhenda e takimeve

Oct 21, 2024 | 13:40
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u është nisur sot për një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë.

bajram begaj1

Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, kjo vizitë zhvillohet në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, forcimit të bashkëpunimit për çështjet rajonale dhe për proceset integruese.

Agjenda parashikon takimin me kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Z. Denis Bećirović, dhe me anëtarët e Presidencës, z. Željko Komšić dhe znj. Željka Cvijanović.

Presidenti Begaj do të takohet edhe me Kryetarët e Dhomave të Popullit dhe të Përfaqësuesve në Asamblenë Parlamentare, si dhe me Kryeministren Borjana Krišto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura