Presidenti francez bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Macron thirrje Massoud Pezheskian të mbështesë uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

Oct 13, 2024 | 22:47
SHPËRNDAJE

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Massoud Pezheskian, ku i ka kërkuar të mbështesë de-përshkallëzimin e përgjithshëm në Rripin e Gazës dhe Liban, ku Hezbollahu dhe Izraeli janë ende në luftë.

Macron-Pezeshkian2

“Gjatë bisedës së tij telefonike me Pezheskian, Macron nënvizoi përgjegjësinë e Iranit për të mbështetur një ulje të tensioneve dhe për të përdorur ndikimin e tij në këtë drejtim mbi faktorët destabilizues që kanë mbështetjen e tij”, theksoi Elysée.

Zyra presidenciale iraniane, nga ana e saj, tha se të dy udhëheqësit diskutuan se si të garantonin një armëpushim midis Hezbollahut dhe Izraelit.

Mësohet se Pezeskian i kërkoi presidentit francez të bashkëpunojë me vendet e tjera evropiane për të detyruar regjimin sionist t’i japë fund gjenocidit dhe krimeve të kryera në Gaza dhe Liban.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura