Presidenti Meta dekreton emërimin e Komandantit të ri të Forcave Detare, Adnan Agastrën

Dec 29, 2021 | 13:40
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Kundëradmiralit Adnan Agastra si komandant i Forcës Detare.

ilir-meta

Emërimi i tij në këtë pozicion, është propozuar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi më datë 23 dhjetor të këtij viti.

Njoftimi i Presidencës:

DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6171/2 prot., datë 23.12.2021,

                                                D e k r e t o j:                                                                  Neni 1

Kundëradmiral Adnand Dëfrim AGASTRA, me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”, në Forcën Detare, emërohet “Komandant i Forcës Detare”.

Neni 2

 

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura