“Presidenti rus s’ është gati për diskutime serioze”- Analiza e Bloomberg: Bisedimet Putin-Trump nuk kanë gjasa t’i japin fund luftës në Ukrainë

Nov 20, 2024 | 19:44
SHPËRNDAJE

 

Ndonëse Rusia është shprehur e gatshme të diskutojnë me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump mundësinë për një armëpushim në Ukrainë, zyrtarët e NATO-s mbeten skeptikë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të kryejë bisedime reale me Trump për armëpushim dhe shuarje të konfliktit me Ukrainën, shkruan Bloomberg.

Screenshot_2

Teksa pushtimi rus i Ukrainës kaloi ditën e një mijtë, forcat ushtarake të Kremlinit po bëjnë përparime dhe fitore të reja në Ukrainën Lindore.

Komentet e Dmitry Peskov u pritën me skepticizëm të menjëhershëm nga zyrtarët perëndimorë.

Të mërkurën (20/11), zëdhënësi i Kremlinit i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass se presidenti rus Vladimir Putin “është gati për kontakte dhe negociat.

Dmitry PeskovMegjithatë, vërejtjet e Peskov ishin në përgjigje të një raporti të Reuters se Moska mund të jetë e hapur për negociatat e armëpushimit përgjatë vijave aktuale të betejës. Raporti citoi pesë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të paidentifikuar rusë. Forcat ruse kanë shtuar bombardimet e tyre ndaj Ukrainës ditët e fundit, ndërsa Putin miratoi dje një doktrinë të përditësuar bërthamore që zgjeron kushtet për një përgjigje të mundshme bërthamore.

SHBA dhe disa vende evropiane mbyllën ambasadat e tyre në Kiev të mërkurën në pritje të një sulmi ajror potencialisht të madh, pasi një alarm raketor u dha në shumë zona, përfshirë kryeqytetin.

Nga ana e tij, Kievi tha se Rusia kishte organizuar “një sulm masiv informativ-psikologjik” kundër Ukrainës duke përhapur një paralajmërim të rremë, gjoja nga shërbimet e inteligjencës ushtarake ukrainase, për një sulm ajror masiv të afërt.

“Putini nuk është gati për bisedime serioze”

Qëllimi i Rusisë mbetet të zgjerojë arritjet e saj në tokën ukrainase dhe të dëbojë forcat ukrainase nga rajoni i Kurskut, ku ata mbajnë terren pas një pushtimi në fillim të këtij viti, përpara çdo marrëveshjeje të mundshme, thanë për Bloomberg dy njerëz të afërt me Kremlinin.

putin

Bazuar në këtë, disa zyrtarë nga vendet e NATO-s thanë se vlerësimi i tyre mbetet se Putini nuk është gati për bisedime serioze apo lëshime.

“Çfarëdo që të thotë Putini, ai nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm ta negociojë atë”, u tha presidenti francez Emmanuel Macron gazetarëve gjatë rrugës për në samitin e G20 në Brazil. “Synimi i Putinit është të përshkallëzojë luftën, ne e kemi parë këtë për javë të tëra”.

macron

Lufta në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson

Më herët, Reuters raportoi se Putin mund të pranojë të diskutojë ndarjen e katër rajoneve në Ukrainë – Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson – të cilat Rusia i shpalli të aneksuara ilegalisht në vitin 2022, por nuk i kontrollon plotësisht.

Sipas analizave  të Bloomberg, presidenti rus ka deklaruar se ata janë “përgjithmonë” pjesë e Rusisë, megjithëse vetëm rreth 77% e katër rajoneve janë nën kontrollin e Kremlinit.

Në të njëjtën kohë, Rusia mund të jetë gati të tërheqë forcat e saj nga territoret e vogla që mban në rajonet Kharkiv dhe Mykolayiv, sipas dy zyrtarëve të cituar nga Reuters.

“Putini nuk ka marrë asnjë vendim përfundimtar” në lidhje me qasjen e tij ndaj bisedimeve të paqes, tha Sergei Markov, një ish-këshilltar i Kremlinit. “Ai do të preferonte të mos paguante çmimin e lartë të agresionit të vazhdueshëm, por ai është edhe më pak i gatshëm të paguajë një çmim kaq të lartë për një marrëveshje paqeje që nuk është në interesat e Rusisë”.

Çfarë sinjalizon epoka e re e Trump për luftën

Në të njëjtën kohë, me marrjen e detyrës nga Trump pas dy muajsh, të dyja palët po përpiqen të vendosin parametrat për një negociatë të vështirë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se vendi i tij nuk do të bëjë asnjë lëshim për sovranitetin apo çështjet territoriale.

Propozimi i paqes i Zelenskit bazohet në marrjen e një rruge të qartë për anëtarësimin në NATO dhe garancitë e sigurisë për mbrojtje deri sa të anëtarësohet.

zelensky

Një temë kryesore e premtimeve të fushatës së Trump ishte një premtim për t’i dhënë fund luftës shpejt, pa detajuar se si mund ta bënte këtë. Kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë ngre gjithashtu mundësinë e një shkurtimi të mprehtë të ndihmës amerikane për Ukrainën.

Ai gjithashtu mund të kërcënojë se do të rrisë mbështetjen për Kievin në përpjekje për të presionuar Rusinë për një marrëveshje. Zyrtarët në Kiev dhe Moskë po vlerësojnë ndryshimet e mundshme që vijnë në skenën politike amerikane.

trump

Me Putinin që thotë se ai mbetet i hapur për bisedime, mbetet për t’u parë nëse ai do të arrijë ndonjë marrëveshje që përputhet me interesat e sigurisë së Rusisë dhe “realitetet” në vijën e frontit. Në qershor, ai kërkoi që Ukraina të tërhiqet plotësisht nga katër territoret që Rusia i ka pretenduar në mënyrë të njëanshme si të sajat dhe të braktisë ambiciet e saj në NATO përpara se të hyjë në fuqi një armëpushim.

Raketat e vendosin Ukrainën në një pozicion me të fuqishëm 

Vendimi i presidentit amerikan në largim Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë raketat ATACMS brenda Rusisë mund të komplikojë dhe vonojë çdo zgjidhje, thanë dy nga burimet e Reuters. Vihet re gjithashtu se Ukraina kreu sulmin e saj të parë raketor ATACMS kundër Rusisë dje, duke goditur një arsenal në rajonin Bryansk.

Screenshot_1

Putin është ende duke insistuar në braktisjen e ambicieve të Ukrainës në NATO dhe ndalimin e pranisë së trupave të aleancës në tokën ukrainase, por është gati të diskutojë garancitë e sigurisë për shtetin fqinj, sipas një raporti të Reuters.
Megjithatë, autorizimi i SHBA-së për të përdorur raketat i lejon Ukrainës të bisedojë me Rusinë nga një pozicion i fortë, tha të mërkurën për televizionin Bloomberg ambasadori i Ukrainës në Bashkimin Evropian, Vsevolod Chentsov.

Ndryshimi në qëndrimin e administratës amerikane është pjesërisht për shkak të vendimit të Koresë së Veriut për të dërguar më shumë se 10,000 trupa në Kursk si pjesë e forcimit të aleancës së saj me Moskën.

Doktrina e re bërthamore ruse

Dje Putin nënshkroi një urdhër ekzekutiv për zgjerimin e kushteve për përdorimin e armëve bërthamore, disa ditë pas vendimit të Biden për të lejuar Ukrainën të kryejë sulme të thella me raketa të prodhuara nga SHBA. Sipas doktrinës së përditësuar bërthamore, Rusia do të konsideronte një sulm bërthamor nëse ajo ose aleati i saj Bjellorusia do të përballeshin me një sulm “duke përdorur armë konvencionale që do të përbënin një kërcënim kritik për sovranitetin dhe/ose integritetin territorial të tyre”, thuhet në doktrinën e re.

“Një sulm kundër Federatës Ruse dhe (ose) aleatëve të saj nga çdo shtet jo-bërthamor me pjesëmarrjen ose mbështetjen e një shteti bërthamor konsiderohet si një sulm i përbashkët,” thotë doktrina e përditësuar e nënshkruar nga presidenti rus. “Sulmi i çdo shteti nga një koalicion ushtarak kundër Federatës Ruse dhe (ose) aleatëve të saj konsiderohet si sulm nga koalicioni në tërësi”, theksohet në dokumentin përkatës të nënshkruar nga presidenti rus.

Rusia dhe SHBA së bashku kontrollojnë 88% të kokave bërthamore në botë, dhe Putin është vendimmarrësi kryesor për përdorimin e arsenalit bërthamor të Rusisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura