Presidenti Zelensky viziton Greqinë për herë të parë pas lufte, takim me kryeministrin Mitsotakis

Aug 21, 2023 | 18:03
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi.

aeyuuiui

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Zelensky ka mbërritur në Pallatin Maximos.

Ai u prit nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Vizita është paralajmëruar në minutën e fundit për arsye sigurie, ndërsa në orën 19:50 Zelensky do të pritet nga presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou.

Pas takimit në Pallatin Maximos, do të vijojë një takim i zgjeruar me pjesëmarrjen e delegacioneve, ndërsa më pas të dy liderët do të bëjnë deklarata për shtyp.

Volodymyr Zelensky po bën vizitën e tij të parë zyrtare në Greqi dhe e para që nga pushtimi rus i Ukrainës, pas ftesës së drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis gjatë pranverës së vitit të shkuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura