“Prestige Resort” hapi dyert për refugjatët afganë, sot me urdhër të Ramës IKMT ndërhyri në mënyrë të paligjshme

Sep 2, 2022 | 9:45
SHPËRNDAJE

“Prestige Resort”, një nga komplekset moderne dhe bashkëkohore të kohës një vit më parë hapi dyert për refugjatët afganë, të cilët u larguan nga vendi i tyre për shkak të regjimit taleban.

Në atë kohë, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili i ka vizituar afganët, ndërsa sot në mënyrë të paligjshme, IKMT me urdhër të qeverisë ka ndërhyrë për të shembur dy pishinat e “Prestige Resort”.

Në orët e para të mëngjesit, inspektorët e IKMT pa asnjë paralajmërim kanë mësyrë në këto ambiente, duke krijuar një pamje të shëmtuar për turistët vendas dhe të huaj, të cilët ishin të pranishëm.

Në këtë resort, ishte planifikuar që të zhvillohej edhe një dasmë amerikane.

Resorti, i cili shpesh herë është vizituar nga kryeministri Rama, duke zhvilluar edhe aktivitete aty, sot është sulmuar nga qeveria.

Jo vetëm kaq, por kryeministri Rama ka qenë i pranishëm dhe ka dhënë mendime për projektin e këtij resorti, që sot po ndërhyn në mënyrë të paligjshme.

rama
Rama kur vizitonte afganet ne Prestige Resort

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura