Prezantohet projekti i Parkut Tematik Retro në Bulqizë, Rama: Do të krijojë një destinacion turistik të një lloji të veçantë! Batuta me dibranët: Ta hedhin fjalën nga e majta, por therja të vjen nga e djathta

Nov 26, 2024 | 10:51
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e projketit të i Parkut Tematik Retro në Bulqizë.

rama

Rama tha se projketi shtë shumë i veçantë në llojin e vetë sepse jo vetëm do të bëjë transformimin e një territor që deri në fillim të viteve 2000 i ka përkitur ushtrisë shqiptare dhe sot është një shëmbëlltyrë e degradimit.

Ai shtoi se rijojë një destinacion turistik të një lloji të veçantë.

Duke folur për projektin, Rama bëri edhe batuta me dibranët duke thënë se të shikonin shtrembër kur flisje për turizëm në zonën e tyre.

“Deri dje të flisje për turizmin të shihnin me sy shtrembër sikur po talleshe. Se këtu është problem i madh, kur flet, se të gjithë të shohin gati për të të kapur gabim, pastaj ta hedhin fjalën nga e majta, ndërkohë që therja e fjalës të vjen nga e djathta”, tha Rama.

“Është vërtet kënaqësi që rikthemi sot në Bulqizë bashkë me Belindën dhe FSHZH për të hapur kantierin enjë projekti është shumë i veçantë në llojin e vetë sepse jo vetëm do të bëjë transformimin e një territor që deri në fillim të viteve 2000 i ka përkitur ushtrisë shqiptare dhe sot është një shëmbëlltyrë e degradimit. 

Por do të krijojë një destinacion turistik të një lloji të veçantë, ku FSHZ jo vetëm do të ndërtojë gjithë këtë infrastrukturë, por do të krijojë kushtet për të mikpritur në këtë infrastrukturë, artizanët e zonës, gra, të cilat sot janë shëmbëlltyra të përpjekjes për të jetuar me punë të ndershme përmes kultivimit të traditës ushqimore të kësaj zone, traditës artizanale të kësaj zone. 

Do të mirëpresë po ashtu kjo hapësirë ata të cilët kultivojnë apo përpunojnë produkte, qoftë fermerët e tokave të punuara të zonës, qoftë edhe grumbulluesit dhe përpunuesit e bimëve medicinale. 

Do të mirëpresë familjet, më të rinjtë, gjyshërit dhe fëmijët në hapësirat rekreative.

Do të mikpresë udhëtarë, vendas që kalojë përmes kësaj zone, apo turistë të huaj, që po rriten në mënyrë befasuese vit pas viti në këtë qark, ku deri dje të flisje për turizmin të shihnin me sy shtrembër sikur po talleshe.

Se këtu është problem i madh, kur flet, se të gjithë të shohin gati për të të kapur gabim, pastaj ta hedhin fjalën nga e majta, ndërkohë që therja e fjalës të vjen nga e djathta”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura