Vetëm pak muaj më parë, Princ Leka dhe Elia Zaharia u divorcuan pas një sërë konfliktesh që çifti kishte pasur. Duket se tashmë që është një burrë i lirë, Leka nuk e fsheh më të dashurën e tij Blerta Celibashi.
Paparaci ynë, ka mundur ta fotografojë çiftin, teksa kanë qenë duke kaluar një pasdite së bashku. Fotografja u fotografua e veshur casual, ku duket se në stilin e saj pëlqen veshjet e gjera. E veshur me xhinse dhe një këmishë të zezë të gjera, Blerta u shfaq e qetë në krah të partnerit të saj.
Nga ana tjetër, Princi si gjithnjë kishte zgjedhur një veshje mes sportives dhe formales, duke respektuar ‘code-dress’ e tij. Por ajo që na ra në sy ishte pikërisht fakti se çifti u fotografua vetëm pak metra larg shtëpisë ku Leka dhe Elia kishin jetuar. Në rrugën e Pedonales, ku dhe familja mbretërore ka jetuar, tashmë, Leka tashmë shkon vetëm për të takuar vajzën e tij.
Si shihet edhe nga fotot e shkrepura nga paparaci ynë, nën shoqërinë e çiftit është bashkuar edhe një vogëlushe, por nuk ka qenë Geraldina. Nuk dihet nëse vogëlushja dhe gruaja që shkon pranë tyre janë të afërt të Blertës, apo miq të çiftit. E pas këtij takimi dhe shëtitjes që ka bërë me të dashurën e re, Leka është drejtuar për tek shtëpia ku dhe banon Elia dhe Geraldina.
Ashtu si dhe vendimi gjyqësor shprehet, ai mund ta takojë vajzën e tij, çdo ditë dy orë. Dhe duket shkëputja nga Blerta është pikërisht për të shpenzuar kohë me vajzën e tij. Elia Zaharia dhe Princ Leka janë zyrtarisht të ndarë, pasi Gjykata e Tiranës vendosi më 25 prill të zgjidhë martesën mes çiftit të njohur. Nga marrëveshja e divorcit aktorja ka përfituar në një apartament 257 m2, i cili është në emrin e të bijës.
Ndërsa artis tja do të ketë në pronësi të plotë të saj një dyqan 134 m2 si dhe një parking rreth 47 m2.Por në bazë të një marrëveshje që ish-çifti kanë arritur në 15 janar 2024, nëse Elia Zaharia do të martohet sërish ose do të nisë një bashkëjetesë do të humbasë të drejtat mbi pronat kur vajza e tyre Geraldina do të jetë në moshë madhore. Në vendim, gjithashtu, thuhet se aktorja ka s’do të mbajë më mbiemrin “Zogu”, por atë të vajzërisë “Zaharia”.
Marrëveshja e firmosur mes tyre përcakton edhe takimet që Princ Leka do të ketë me Geraldinën, ku sipas dakordësisë vajza do të takohet me të atin 2 orë çdo ditë dhe do të shkojë në shtëpinë e tij në fundjave. Sipas marrëveshjes, Princ Leka do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës, shumë e cila përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të nënës.
Sipas vendimit të Gjykatës, tradhtia nuk ka qenë arsye e fundit të martesës së çiftit të njohur, siç është aluduar pas bërjes publike të romancës së Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi, me të cilën ka nisur edhe bashkëjetesën. Elia Zaharia dhe Princ Leka janë ndarë për shkak të konflikteve të vazhdueshme, mungesës së komunikimit dhe ndërprerjes së bashkëjetesës, fakte të pranuara nga aktorja si edhe 42- vjeçari.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al