Princesha britanike sjell në jetë vajzën parakohe! Ja emri që zgjodhi për vogëlushen e saj

Jan 29, 2025 | 15:06
SHPËRNDAJE

Princesha Beatrice ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, vajzën e quajtur Athena, ka bërë të ditur Buckingham Palace.

Athena

Beatrice dhe bashkëshorti i saj Edoardo Mapelli Mozzi mirëpritën vogëlushen një javë më parë, më 22 janar, në Spitalin Chelsea and Westminster Hospital, thuhet në deklaratë.

Athena lindi disa javë para kohe, por mësohet se është e shëndetshme.

Sipas mediave britanike, Mbreti Charles dhe mbretëresha janë të lumtur për ardhje në jetë të foshnjës.

Një deklaratë Buckingham Palace tha se vajza quhet Athena Elizabeth Rose Mapelli Mozzi dhe lindi të mërkurën e kaluar në orën 12:57.

“Beatrice dhe vajza e saj janë të dyja mirë”- thuhet në deklaratë.

Beatrice do të lindte në fillim të pranverës dhe në dhjetor kishte marrë këshilla mjekësore që të mos udhëtonte në distanca të gjata.

Athena është mbesa e Dukës dhe Dukeshës së Jorkut dhe stërmbesa e mbretit Charles.

Në Greqinë e lashtë, Athena ishte perëndeshë e luftës, artizanatit dhe mençurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura