Priten debate të forta në Kuvend/ Dy interpelanca, njëra me kryeministrin për mbetjet toksike! A do të jetë i pranishëm Rama?

Sep 10, 2024 | 11:37
SHPËRNDAJE

Seanca e ardhshme parlamentare pritet të jetë e fortë dhe me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Edi RAma interpleanca ne Kuvend1 (4)-Kosova-sulmi-veri-Serbia

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, që u mbajt paraditën e kësaj të marte është diskutuar pikërisht edhe për këtë seancë, pasi janë ta parashikuara edhe dy interpelanca. Njëra prej të cilave me kryeministrin Edi Rama për mbetjet toksike.

Kjo interpelancë urgjente është kërkuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Niko Peleshi, i cili drejton edhe grupin e deputetëve socialiste tha se sipas axhendës, kryeministri Rama me shumë mundësi do të jetë i pranishëm.

Ai theksoi se rregullorja e lejon që kjo kompetencë t’i kalohet edhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura