Pritet përkeqësim i motit/ Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit. Ja kur përmirësohet situata

Feb 9, 2024 | 11:39
SHPËRNDAJE

Për shkak se pritet një përkeqësimin i motit për katër ditët në vazhdim, lundrimit për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit do të pezullohet.

 

liiiAutoritet bëjnë thirrje që po ashtu të merren masa që këto mjete të sigurohen mire, ndërsa  sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar, deri më tani do të vazhdojnë normalisht, por do të ketë njoftime nëse do të ketë ndryshime.

Situata pritet të normalizohet mbas orës 06:00 të datës 12/02/2024.

Njoftimi:

Nga sot pasdite nis përkeqësimi  i motit në Adriatik.

 Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024  duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 8-9 deri 10bft me shpejtësi ere deri 35-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

?TË NDALOHET DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 09-10-11-12.02.2024     DUKE FILLUAR NGA ORA 14:00 DATË 09.02.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

?Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse,nese do te kete ndryshime oraresh apo nderprerje te lundrimit do te njoftojme .

?Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura