Pritet të zërë vendin e Ervin Salianjit në Kuvend, flet Andrea Mano: Kam dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, marrëdhënia me ish-deputetin ka qenë korrekte

Oct 12, 2024 | 19:50
SHPËRNDAJE

Andrea Mano pritet të zërë vendin e Ervin Salianjit në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, pasi deputetit demokrat iu hoq mandati pas dënimit të tij me një vit burg nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë lidhur me çështjen ‘Babale’.

andrea mano

Mano, i cili është në listën shumë emërore për kandidatët për deputetë nga PD në zgjedhjet e kaluara parlamentare, foli për News24 duke thënë se i ka dorëzuar dokumentet e nevojshme.

“Unë kam dorëzuar dokumentacionet e nevojshme, përfshirë formularin e dekriminalizimit, për të hyrë në parlament. Marrëdhënia ime me Ervin Salianjin, ka qenë korrekte. Ne vazhdojmë të jemi anëtar të PD-së. Unë jam pjesë e PD dhe opozitës dhe jam pjesë e çdo lëvizje që synon fitoren e opozitës dhe ndërrimin e pushtetit”, tha Mano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura