Pro apo kundër Europës? Gara elektorale në zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji dhe diskursi i ashpër për orientimin politik të vendit! Gjendja po përshkallëzohet

Dec 14, 2024 | 8:59
SHPËRNDAJE

Pro apo kundër Europës? Gara elektorale në zgjedhjet presidenciale (14.12.2024) në Gjeorgji po shoqërohet edhe me diskursin e ashpër për orientimin politik të vendit në të ardhmen. Gjendja po përshkallëzohet.

gjeorgji

Më 14 dhjetor në Gjeorgji zhvillohen zgjedhjet presidenciale, por votimet nuk janë aspak normale. Atmosfera në vend është e tensionuar. Çdo ditë zhvillohen protesta masive në mbarë vendin, të cilave autoritetet po u kundërvihen duke përdorur dhunën.

Sfondi i protestave ka të bëjë me konfrontimin ndërmjet opozitës dhe partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”. Konfrontimi nisi me zgjedhjet parlamentare në tetor (2024) dhe u përshkallëzua, kur qeveria shpalli së fundi pezullimin e procesit të integrimit europian.

Kreu i shtetit me kompetenca të kufizuara

Një ndryshim kushtetues e ashpërsoi krizën, Në vitin 2017 parlamenti me shumicë votash të partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” miratoi reformat. Këto ndryshuan procedurën e zgjedhjes së presidentit dhe e kthyen vendin në një republikë parlamentare, në të cilën presidenti ka kompetenca të kufizuara.

Zgjedhjet presidenciale më 2018 ishin të fundit, në të cilat kreu i shtetit u zgjodh direkt nga populli. Presidente e vendit atëherë u zgjodh Salome Surabishvili, kandidatura e së cilës u mbështet nga partia në pushtet. Por më vonë u përkeqësuan raportet ndërmjet partisë pro-ruse “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe presidentes pro-europiane Surabishvili.

Zgjedhjet aktuale presidenciale zhvillohen sipas një procedure të re. Për herë të parë presidenti zgjidhet nga një kolegj zgjedhor i përbërë nga 300 persona. Në kolegj bëjnë pjesë 150 deputetë të paralmentit të ri dhe 150 të deleguar nga rajonet e vendit. Meqënëse partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” ka shumicën në parlament dhe influencën më të madhe në rajone, për një kandidat të opozitës nuk ka shanse për fitore.

Opozita i bojkoton zgjedhjet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura