Me kalimin e moshës, thonë që njeriu bëhet më i mençur, ndërkohë që sa i përket shëndetit, ekspertët konfirmojnë se ai bëhet më i ngatërruar.
Në moshën e tretë ose në dekadën e tetë të jetës, njerëzit përballen me sëmundje nga më të ndryshmet.
Hipertensioni
Hipertensioni njihet si vrasësi i heshtur sepse shfaqet pa ose me pak simptoma.
Gratë dhe burrat në të shtatëdhjetat kanë 60% më shumë shanse të vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.
Njerëzit e kësaj grupmoshe duhet të kufizojnë kripën, të kryejnë aktivitet fizik, dhe të hanë më shumë fruta.
Kolesteroli i Lartë
Kolesteroli i lartë dallohet vetëm nëpërmjet analizave të gjakut.
Ai mund të shkaktojë atak në zemër dhe trombozë.
Aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë mënyrat më të mira për ta mbajtur nën kontroll edhe në të shtatëdhjetat.
Artriti
Artiti e bën të vështirë jetën e një 60 vjeçari dhe jo vetëm atij/asaj. Artriti, reumatizma apo osteoartriti kanë lidhje të fortë me inflamacionin dhe shfaqen kur imuniteti sulmon kyçet dhe indet, shkruan agroweb.org.
Lëvizja dhe aktiviteti fizik janë thelbësore.
Këtu do të mësoni për perimet që lehtësojnë dhimbjet e artritit.
Perdja e Syrit
Me kalimin e kohës, syri i një personi në të shtatëdhjetat formon perden e cila pengon shikimin.
Perdja e syrit mund të hiqet nëpërmjet kirurgjisë.
Këtu mund të lexoni për ushqimet më të mira për shëndetin e syve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al