Produkte të skaduara dhe me prani Salmonelle, AKU: Janë marrë masat për tërheqjen, mos përhapni panik tek konsumatorët

Aug 1, 2024 | 14:14
SHPËRNDAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas shqetësimeve lidhur me importin e disa mallrave me datë skandecë të deklaruara gabim dhe prezencë të Salmonellës.

aku

Me anë të një njoftimi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se shpreh shqetësimin për përhapjen e informacioneve të pa vërteta mbi njoftimet e ardhura nga sistemi RASFF duke shkaktuar panik tek konsumatorët.

“I bëjmë me dije opinionit publik lidhur me menaxhimin e rasteve nga ana e AKU-së për 2 njoftimet e etiketuara nga sistemi RASFF si më poshtë:

Më datë 31.5.2024, nga sistemi RASFF jemi njoftuar për produktin Mozzarella (Treccia di mozzarella pugliese (mozzarella) 200 g) me datë skadence të deklaruar gabim, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje.

AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nga 7,2 kg produkt te importuar më datë 15.5.2024, është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 6.2 kg.

Për sa i përket njoftimin të ardhur nga sistemi RASFF më datë 3.6.2024 për produktin në vezë të lëngshme të pasterizuar e cila ka rezultuar me prani të Salmonella spp, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojmë se:

AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nga 12 kg produkt i importuar me datë 10.5.2024 dhe 14.5.2024, është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 8 kg”, thuhet nje njoftim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se është në gatishmëri për garantimin e sigurisë ushqimore në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura