Programi bërthamor i Teheranit “kërcënim kritik”/ Irani dhe disa vende të Europës bien dakord për vazhdim të dialogut diplomatik

Nov 29, 2024 | 19:04
SHPËRNDAJE

Irani, Gjermania, Franca dhe Britania kanë rënë dakord që të vazhdojnë “dialogun diplomatik” pas bisedimeve që përfaqësuesit e tyre zhvilluan këtë të premte në Gjenevë, në lidhje me programin bërthamor të Teheranit, dy muaj para kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi tha se Teherani dhe fuqitë evropiane do të takohen së shpejti për të vazhduar dialogun e tyre.
Zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi tha se Teherani dhe fuqitë evropiane do të takohen së shpejti për të vazhduar dialogun e tyre.

Takimi u zhvillua në privatësi absolute në brigjet e liqenit Lemens, raportojnë mediat e huaja.

Nuk ka detaje se për çfarë e diskutua saktësisht, por diplomatët nga katër vendet ranë dakord të vazhdojnë dialogun diplomatik në një të ardhme të afërt, sipas postimeve që ata bënë në rrjete e tyre sociale në platformën “X”.

Negociatorët nga Irani dhe grupi i quajtur E3 (Britania, Franca dhe Gjermania) u takuan në Zvicër për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë zgjerimin e programit bërthamor të Iranit, mbështetjen e tij ushtarake për Rusinë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.

I dërguari iranian Kazem Gharibabadi, zëvendësministër i Jashtëm, foli për “diskutime të sinqerta” mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht për çështjen e programit bërthamor dhe heqjen e sanksioneve.

Një takim me të njëjtin format, i ashtuquajturi “Iran + E3”, u mbajt në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Temat e diskutimeve nga këto takime u zbuluan nga shefi i shërbimeve sekrete britanike, në një takim që ai mbajti më herët sot me homologun e tij francez, drejtorin e DGSE Nicolas Lerner në Paris. Ambiciet bërthamore të Iranit mund të përbëjnë një “kërcënim të madh të sigurisë” për botën, tha Richard Moore, kreu i MI6 të Britanisë.

Takimi në Gjenevë erdhi një javë pasi bordi 35-anëtarësh i guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) miratoi një rezolutë censurimi kundër Iranit.

Ai gjithashtu ngarkoi mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së për të përgatitur një “vlerësim gjithëpërfshirës dhe të përditësuar” mbi gjendjen e programit bërthamor në zgjerim të Iranit, duke përfshirë përpjekjet e kaluara dhe të tanishme për të zhvilluar një bombë.

Raporti mund të hapë rrugën për referimin e çështjes së Iranit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të aktivizuar të ashtuquajturin mekanizëm “snapback” për të rivendosur sanksionet e OKB-së të hequra sipas kushteve të marrëveshjes së vitit 2015 me fuqitë botërore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura