Ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, foli sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama për Progres raportin e Komisionit Europian lidhur me ecurinë e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Silvio Gonzato tha se Komisioni Europian është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin e Shqiperise ne BE deri në fund të 2027.
Gonzato: Nuk do lodhem kurrë së theksuar se sa shumë kjo shënon një moment kyç në rrugëtimin drejt anëtarësimit.
Vërehet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE si përparësi kyçe. Shqipëria mund t’ia dalë të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025. KE mbështet çeljen e gupakpitullit 6 marrëdhëniet me jashtë nëse ky trend pozitiv vazhdon.
Komisioni është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin deri në fund të 2027.
Raporti 2024 ofron orientim të rëndësishëm, ofron një vlerësim të drejtë se ku qëndron vendi. Raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht e kënaqshme.
Gonzato theksoi se ky raport vjen në një kontekst të favorshëm për Shqipërinë teksa javën e kaluar Bashkimi Evropian hapi negociatat me Shqipërinë për grup-kapitujt themelorë.
“Raporti i këtij viti del në një kontekst të favorshëm për procesin e Shqipërisë në BE. Hapja e negociatave për grup-kapitujt themelorë shënon një moment kyç në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në paketën e zgjerimit të miratuar dje nga Komisioni Evropian vërehet angazhimi i Shqipërisë për t’u integruar në BE, si pika strategjike e vendit”, tha Gonzato.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al