Prokuroria e Përgjithshme nuk do të marrë pjesë në Komisionin Antikorrupsion ‘Xhafaj’, institucioni i 5-të i drejtësisë që refuzon

Oct 4, 2024 | 13:01
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Përgjithshme ka thënë se nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

prokuroria tiranes

Prokuroria, e cila drejtohet nga Olsian Çela, thotë se nuk do të dërgojë ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve.

Ky është institucioni i pestë i drejtësisë që ka refuzuar pjesëmarrjes, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorinë e Posaçme të njohur si SPAK.

Përgjigja e Prokurorisë së Përgjithshme:

Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur vullnetin të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda të cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtësisë.

Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve mbi produktet e punës së këtij të fundit në të gjitha rastet që do t’u kërkohet prej tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura