Kreu i Partisë Demokristiane (CDU) Friedrich Merz i bëri thirrje sot, kancelarit Olaf Scholz të kërkojë të mërkurën e ardhshme votëbesimin në Bundestag, në mënyrë që t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme përpara se të marrë detyrën e Donald Trump si president i SHBA. Propozimi u refuzua menjëherë nga qeveria.
“Më 20 janar merr detyrën qeveria e re amerikane. Më 19 janar mund të kemi zgjedhje në Gjermani. Ky është sugjerimi im. Koha është e mjaftueshme për përgatitjen e zgjedhjeve”, tha Mertz dhe kujtoi se vetëm kancelari mund t’i ngrejë çështje besimi parlamentarëve.
“Është një mjet i fuqishëm, por është e papërgjegjshme ta trajtosh në atë mënyrë që të jetë vetëm një vonesë për ndërrimin e vitit”, shtoi ai.
Nga ana e qeverisë, zëvendës zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann hodhi poshtë propozimin e Mertz, duke konfirmuar se kancelari, i cila do t’i drejtohet parlamentit të mërkurën e ardhshme në një takim të planifikuar, nuk do të kërkojë një votëbesimi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al