Kanë nisur tensionet e para në protestën e thirrur nga opozita. Kanë qenë deputetët demokratë që kanë nisur përplasjen me policinë, e më pas u janë bashkuar dhe protestuesit.
Janë hedhur molotov dhe tymuese gjatë përplasjes, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur.
Nga zjarri ka marrë flakë pema para kryeministrisë, ndërsa kordoni policor po pengon mësymjen e protestuesve në zonën e rrethuar të Kryeministrisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al