Deputeti demokrat Edi Paloka ka zbuluar se cili do të jetë skenari i protestës së opozitës më 26 nëntor.
“Ka një pjesë e mesazheve të Berishës bëhen publike. Pastaj asaj diskutojmë për detaje teknike. Protesta e radhës do jetë bllokim total i Tiranës, i rrugëve dhe trafikut”, tha Paloka në emisionin Kjo Javë në News24.
Paloka ka folur në lidhje me drejtimin e PD-së duke dhënë arsyet e tij se pse Berisha nuk duhet të dorëhiqet.
Sipas tij, Berisha është i lojtari më i mirë i PD dhe opozitës.
“Nuk mund të bëjë opozita asnjë lëvizje të detyruar nga kundërshtari. Zoti Berisha ishte larguar nga drejtimi politik, e detyroi kundërshtari të rikthehej. Sot po del skema, ata që e shpallën non grata dhe këta që e mbajnë në arrest janë të njëjtët. Do të bënte gabimin më të madh politik nëse do të bënte një lëvizje të detyruar nga kundërshtari i tij, do të ishte fatalitet. Kurrë nuk do të vinte PD në pushtet nëse do ta bënte këtë lëvizje të detyruar nga Rama. Së dyti, Sali Berisha është njeriu që pa parti, pa simbole, pa sigël, pa komisionerë, mori 600 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Si mund t’i them unë lojtarit më të mirë që kam në ekip, ik ti se kështu ekipi kundërshtar që ata të tregohen më tolerancë dhe të na falin ndonjë gjë… Do të ishte fatalitet. Nesër kur të vijë puna që PD të fitojë zgjedhjet, Sali Berisha ka thënë të vendosin demokratët se kush duan të jetë kryeministër. Ta bëjmë sot të detyruar nga kundërshtari, që është Edi Rama”, tha deputeti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al