Protesta e opozitës, Agron Gjekmarkaj thirrje policisë: Mos provokoni! Po silleni si policia e Adil Çarçanit me studentët në 1991

Nov 26, 2024 | 21:25
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i PD dhe deputeti Agron Gjekmarkaj teksa komentoi protestën e opozitës i bëri thirrje policisë që të lirojë protestuesit që tubuan në mënyrë paqësore.

gjekmarkaj

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Gjekmarkaj u shpreh se policia po sillet si ajo e Adil Çarçanit me studentët në vitin 1991.

Deputeti demokrat pretendon se ndaj tyre dhe qytetareve eshte ushtruar dhune nga ana e policise.

“I bëj thirrje komisariatit 6, policisë së shtetit që po sillet si falangë e qeverisë dhe jo si polici që paguhet me paratë e qytetarëve, duke arrestuar aktivistë ti lirojnë dhe të mos  provojnë më tej. Kjo ishte një protestë paqësore.

Besoj se qëllimi ishte i shprehur, ishte protestë paqësore. Ne u provokuam nga policia, pati violencë të panevojshme. Ne e kishim paralajmëruar se do rrinim tre orë.

Na shtyu policia, shtyu deputet dhe qytetarë. Shtyrjet ishin të forta. U shtynë gra dhë të moshuar.

Tani që ka mbaruar protesta po bëjnë gjueti shtrigash, cila ishte arsyeja që arrestohet Gjin Gjoni, pse arrestohet mësuesja Donika Haxhia nga Lezha, e cila vetëm u ka shërbyer gjimnazistëve. Kjo polici po sillet si policia e Adil Çarçanit me studentët në 91”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura