Protesta e opozitës, Çlirim Gjata denoncon: Pesë qytetarë janë keqtrajtuar nga policia! Nuk ka informacion ku i kanë çuar

Feb 20, 2024 | 21:33
SHPËRNDAJE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Çlirim Gjata ka denoncuar se pas protestës së opozitës 8 persona janë ndaluar nga policia, ndërsa 5 prej tyre janë keqtrajtuar.

gjata

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Gjata tha se nuk ka as informacione se ku i ka çuar policia.

Gjata u shpreh gjithashtu se protesta ishte simbolike dhe nuk mund te quash dhune vetëm se u godit muri i kryeministrisë.

“Të pakën 8 veta janë ndalur nga policia dhe për  5 prej tyre ka të dhëna që janë keqtrajtuar nga punonjësit e policisë. Nuk ka dhe të tjerë, nuk ka informacion ku i ka cuar policia, sepse kanë familje këta. Protestuesit nuk gjuajtën asnjë polic. Nëse do quash dhunë se kanë gjuajtur murin.. Protesta ishte ajo kundër kryeministrisë. Ishte simbolike”, tha Gjata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura