Protesta e opozitës, Ervin Salianji mesazh nga burgu: Menduan se do na frikësonin, por na forcuan më shumë!

Oct 7, 2024 | 17:10
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti demokrat,  Ervin Salianji, ka reaguar me një mesazh nga burgu, pak para protestës së thirrur sot nga opozita.

WhatsApp Image 2024-10-07 at 17.04.17

Përmes një letre Salianji shkruan se opozita sot është më e fortë se kurrë ndërsa shton se u takon atyre të jenë forca e shembullit.

Më tej ai shprehet se të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjes.

Salianji gjithashtu u bën thirrje qytetarëve të reagojnë.

Reagimi:

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!

E dimë që  menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre!  Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jemi forca e shembullit.

Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjes. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë  duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!

Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!

Reago!  Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.

Populli shkund çdo tirani!

#Protesto#7Tetorora18:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura