Protesta e opozitës, Ilir Meta reagon nga burgu: Ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët! Dhuna e narkopolicisë, tregues i panikut të qeverisë

Dec 23, 2024 | 20:43
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu lidhur me protestën e mbajtur nga opozita ditën e sotme në Tiranë, duke e cilësuar si një ditë të jashtëzakonshme për shqiptarët.

policia proteste

Ndër të tjera Meta ka dënuar dhe dhunën e policisë ndaj protestuesve, duke u shprehur se, sipas tij,  është “tregues i panikut të Edi Ramës që po jep shpirt, por edhe i fundit të Narkoregjimit që po rrokulliset me shpejtësi drejt fundit të pashmangshëm”.

“Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen”, shkruan Meta më tej, ndërsa shton se fitorja është e opozitës dhe e të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriotë

LEXO EDHE: Përplasje fizike mes policisë dhe deputetëve, Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat! Mesazhet e Sali Berishës! Çfarë ndodhi në rreth 3 orë mosbindje civile

Reagimi i plotë

Një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët! Mirënjohje qytetarëve zemërluanë dhe të pamposhtur që e shndërruan sonte Mosbindjen Civile në uraganin e Lirisë për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë.

Dhuna kriminale e narkopolicisë ndaj drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve paqësorë, rrëmbimet e tyre banditeske dhe arrestimet e paligjshme janë tregues i panikut të Edi Ramës që po jep shpirt, por edhe i fundit të Narkoregjimit që po rrokulliset me shpejtësi drejt fundit të pashmangshëm.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore dhe u kujtoj të gjithë banditëve me uniformë që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës se do ta kenë personale me opozitën.

Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen!

Fitorja është e opozitës dhe e të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriotë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura