Protesta e opozitës para Parlamentit Europian, Rama: Duhen dy për një tango! Ne do vazhdojmë përpara me detyrat

Oct 23, 2024 | 16:43
SHPËRNDAJE

Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, kryeministri Rama komentoi protestën e opozitës që u zhvillua sot para parlamentit Europian në Strasburg.

edi rama

Rama tha se qeveria do të vazhdojë me detyrat e saj për të anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian. Ndërsa theksoi se e vetmja rrugë që Shqiopëria ka është ajo e BE-së.

Kryeministri Rama: Duhen dy për një tango thotë një fjalë, nëse nuk ka një dyshe për një tango atëherë ka vetëm një muzikë që është muzika e BE që është e shkruar në mijëra partitura me detyra konkrete, afate konkrete …

Deputetët e opozitës protestuan sot para Parlamentit Europian në Strasburg për të marrë vëmendjen e BE-së lidhur me problemet politike në vendin tonë. Kjo ishte hera e parë që opozita zhvendosi protestën e saj në Strasburg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura