Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka zbuluar orën kur do të nis protesta e paralajmëruar e opozitës ditën e martë, më 26 nëntor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë momente nga takimi me demokratët në degën 9 në Tiranë, Balliu njofton se protesta do të nisë në orën 17:00.
“Në datën 26të ora 17:00 flet sovrani dhe hesht hajduti!”, shkruan ai.
Postimi i plotë
Në datën 26të ora 17:00 flet sovrani dhe hesht hajduti!
Sot në degën 9të bashkë me Belindin, demokratët e kësaj dege do të vershojnë në rrugët e Tiranës si asnjëherë.
Dhuna dhe vjedhja e këtij pushteti të babëzitur duhet larguar një orë e më parë për të mbrojtur fëmijët tanë nga organizatat fajtore të pushtetit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al