Protesta e serbëve në Beograd kundër presidentit, Berisha publikon videon: Studentët kërkojnë dorëheqjen e autokratit Vuçiç!

Jun 3, 2023 | 22:58
SHPËRNDAJE

Protesta masive janë zhvilluar ditën e sotme në Beograd, ku mijëra serbë kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç.

berisha

Lidhur me protestat ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha, i cili publikoi video nga tubimi dhe tha se studentët kërkojnë dorëheqjen e autokratit Aleksandër Vuçiç.

“Studentët e Beogradit protestojnë kundër autokratit Vuçiç. Kërkojnë dorhëqjen e tij!”, shkruan Berisha krah videos.

Kujtojmë se protestat u zhvilluan në kuadër të serisë së tubimeve pas tragjedive që tronditën vendin, ku mbetën të vrarë 18 persona nga incidentet me armë zjarri.

Gjatë protestës u lëshua në ajër një poster me imazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe me shkrimin “Vuçiç ik”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura