“Protesta është e drejtë”- Lubonja për tubimin e opozitës: Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur baraspeshë force

Oct 7, 2024 | 22:09
SHPËRNDAJE

 

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar protestën e sotme të opozitës, e cila u zhvillua për tre orë në Tiranë.

lubonja

I ftuar në emisionin Open në News 24, Lubonja tha se protesta e ishte e drejtë, por shtoi se kryeministri Edi Rama nuk lëshon qeveri teknike pa pasur baraspeshë në forcë.

“Kishte molotov dhe gaz lotsjellës në protestë. Gazi lotsjellës ishte më i fortë dhe molotovi ishte më i dobët. Unë nuk është se çuditem shumë nga këto skena. Në Itali kishte protesta për Palestinën në Romë. Problemi është që a ka vazhdimësi kjo protestë apo jo. Aksioni sot ka vlerën e vet.

Nuk ka masë të revoltuar në Shqipëri, shqiptarët janë revoltuar vetëm më 1997 kur iu morën paratë. Protesta është e drejtë. Të sulmohen institucionet është e drejtë, se nuk punojnë për njerëzit. Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur baraspeshë force. Unë mendoj se me kapjen e pushtetit në të tilla nivele është e vështirë të arrihet qeveria teknike”, tha Lubonja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura