Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga salla e seancës plenare ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2025, u është drejtuar pensionistëve dhe fermerëve që i janë bashkuar protestës jashtë Kuvendit.
Noka tha se ky moment nuk është buxheti i tyre, por festë për Ramën dhe ministrat e qeverisë së tij.
“Pensionistë dhe fermerë që jeni jashtë, ky moment nuk është buxheti juaj, por një festë private e Ramës dhe grupit këtu mbrapa. Buxhetin nuk e lidh asgjë me njerëzit e thjeshtë dhe hallet e tyre. Ky buxheti është kurdisur në zyrat e errëta, në një kuzhinë ku gatuhen vetëm interesa okulte dhe aspak qytetare.
Ky buxheti është tregues i një tipari tipi i kësaj bande të pushtetit; gjithçka për vete dhe asgjë për njerëzit e thjeshtë. Motoja është të vjedhim gjithçka dhe më pas të blejmë pushtetin me para”, tha Noka.
Fjala e Nokës:
Ky moment nuk ka asgjë me ju, nuk ka asgjë me qytetarët.
Këtë buxhet nuk e lidh asgjë me njerëzit e thjeshtë dhe hallet e tyre.
Ky buxhet është kurdisur në zyra të errëta, në një kuzhinë ku gatuhen vetëm interesa okulte dhe aspak interesat e qytetarëve.
Ky buxhet është tregues i një tipari tipik të kësaj bande të pushtetit në tre mandate: gjithçka për vete, interesat dhe privilegjet e tyre, asgjë për ju, asgjë për njerëzit e thjeshtë.
Motoja e këtyre është këtë buxhet është të vjedhim gjithçka dhe më pas të blejmë pushtetin me para.
Asgjë nuk i lidh këtë bandë hajdutësh me ju dhe qytetarët e thjeshtë.
Është e turpshme të shikosh se si në një buxhet prej 8.2 miliardë euro, 4.1 përqind e thonë që rritën pensionet. Ja ku është qeveria e Kosovës. 3.2 miliardë e ka buxhetin dhe jo 8.2, por i ka rritur 20 përqind.
Pensionistët shqiptarët janë më të keqpaguarit në Ballkan. Ju jetoni në varfëri, në kushte mbijetese. Por derrat që zhgërryhen në luksin e parave të vjedhura prej jush, nuk duan t’ia dinë.
Një qen i këtyre ha për një vakt sa merr një pensionist në një muaj, prandaj nuk duan t’ia dinë për ju.
Prandaj këta janë të pashpirt dhe nuk duan t’ia dinë për ju.
Kur flisni për buxhetin, dilni dhe jepuni llogari protestuesve aty jashtë sepse janë të pabukë.
Dhe ju flisni dokrra sepse jeni të pashpirt, jeni hajdutë dhe asgjë më shumë.
E patë kryeministrin, naltmadhnia e tij Sulltan Surreli erdhi këtu dhe shantazhoi opozitën që të mos e ndërpriste sepse kishte përgatitur një recitim, sepse nuk kishte asgjë të bënte me realitetin.
Sepse e vërteta është me shifra dhe fakte.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore që varet nga kjo qeveri, konkludon se pensionet janë rritur me 26 përqind në këto 11 vite, kurse inflacioni është rritur me 36 përqind. Pra, e nxjerr mashtrues dhe gënjeshtar Ramën.
Pra, pensionet janë ulur qënga viti 2013 gjer sot.
Çfarë keni ju të dashur pensionistë që këta nuk u respektojnë dhe vlerësojnë?
Dilni dhe sqarojeni pse talleni dhe i përbuzni ata.
Se jeni kusarë, nuk jeni qeveritarë, ky është problemi juaj.
Dhe vjen ky palo kryeministër, ky mbetje e pariciklueshme e thotë se nuk do rriten pensionet, por do u japim lëmoshë. Po pse, për lëmoshë kanë nevojë pensionistët?
Me një cinizëm prej krimineli ua jep për të blerë votën. Do ua jap edhe në pranverë thotë, ndërkohë që jemi në pranverë, jemi në fushatë, por guxon e thotë se po të kishte drejtësi, do shkonte para drejtësi me vrap. Po ka Duman të tredhur, ka Skap të tjetërsuar, Skap të partisë. Nuk ka drejtësi.
Po për fermerët? Asnjë qindarkë, vetëm gënjeshtra dhe mashtrime.
Mashtron dhe gënjen për shifrat që do i japë Ministrisë së Bujqësisë, por nuk ka asgjë për fermerët.
Nuk guxon të thotë se vetëm 40 milionë euro janë për bujqësinë, kjo do të thotë ta falimentosh bujqësinë për interes të Ballkanit të Hapur të vëllait të tij Vuçiç.
Ndërkohë edhe fondet e IPARD janë bllokuar se këta vjedhin jo vetëm taksat e shqiptarëve, por edhe të BE.
Buxheti juaj nuk ka të bëjë me fermerët.
Po për pjesën tjetër të administratës pse nuk cicëroni? Sa e keni fondin për rritjen e pagave për mjekët, mësuesit, policët, punonjësit e tjerë? Jo, nuk janë në defterët tuaj, se ata janë skllevër në konceptin tuaj.
Asnjë qindarkë nuk është parashikuar për rritjen e ndihmës ekonomike. 4 mijë lekë ndihma ekonomike. Si mund të jetojë një familje me 4 mijë lekë në muaj? Keni shpirt apo nuk keni? Si mund të jeni ju qeveri e majtë?
Ky nuk është buxhet për qytetarët, po, po, sepse ky është buxhet i qeveritarëve.
Asnjë qindarkë nuk shkon për rimbursimin e ilaçeve, e keni mbushur me ilaçe indiane dhe nga Pakistani që nuk kanë asnjë lidhje me standardin e mjekësisë. Nuk kalojnë në laborator për t’u kontrolluar sepse mbushja e xhepit është më e rëndësishme se jeta e qytetarëve. Kurse paratë i çojnë tek Vilma e Sulltan Surrelit.
Atëherë ku është kjo mirëqenie që ju na përrallisni sepse konsumi dhe fuqia blerëse kanë rënë.
Si mund të quhet ky buxhet historik kur çmimet janë në stratosfere kurse ju i merrni pagat në atë standard.
Po te Onkologjiku, sa keni planifikuar ti hajdute e pashkollë? Është pa shkollë të mesme, se ia ka bërë një patrioti im shkollën e mesme.
Sepse këta jetojnë në dy botë paralele.
Ky prandaj është buxheti juaj i fundit. Nuk do keni më shans të vidhni taksat e qytetarëve.
Boll keni sjellë varfëri, depresion dhe shpopullim në këtë vend.
Është koha të ikni, në këtë kuptim ne ju themi që shqiptarët do ua bëjnë zgjidhjen më të lehtë ju.
Po ua them, nuk do keni mundësi të prekni këtë radhë zgjedhjet dhe të blini dhe të shantazhoni.
Harrojeni.
Do ju ngecë në fyt ky buxhet dhe çdo tentativë.
Shqiptarët janë në këmbë për t’u kërryer.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al