Protesta kombëtare, Berisha: PD kalon në sulm nga data 6 Tetor! Mosbindje civile deri në krijimin e qeverisë teknike

Sep 28, 2024 | 13:46
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike do të kalojë  në sulm nga 6 Tetori, datë kur është thirrur edhe protesta kombëtare.

Berisha theksoi se beteja e Partisë Demokratike nuk do të ndalet deri në formimin e një qeverie teknike.

Ai theksoi se mosbindja civile është rruga me të cilën PD do të realizojë qëllimet e saj, por shtoi se “nuk jemi për forma ekstreme”.

Sali Berisha: Nga data 6 PD kalon në sulm, në një betejë të pandalshme, përqendron potencialet e saj në sulmin për qeveri teknike.

Mosbindja civile është një univers masash të përshkruara me hollësinë manuale të mosbindjes civile, do të përdoren të gjitha masat deri në realizimin e qëllimit të plotë deri në realizimin e qeverisë teknike.

Mosbindja civile është rruga me të cilën PD do të realizojë qëllimet e saj, nuk jemi për ato forma ekstreme.

Sali Berisha do të qëndrojë fuqishëm kundër këtij regjimi me bindjen e plotë se kjo betejë do të fitohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura