Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, në një lidhje live me Panorama TV ka folur në lidhje me protestën e një dite më parë kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Elezi u shpreh se zemërimi kishte të bënte me bindjen e tyre se çështja e anëtarëve të UÇK po gjykohet në mënyrë të njëanshme dhe politike.
“Policia e Kosovës kushte organizuar sigurinë për kryetaren e Gjykatës Speciale dhe kishte caktuar perimetër sigurie, por protestuesit kishin eskaluar duke tentuar të kalojë perimetrin dhe më pas policia e Kosovës arrestoi disa protestues ku dhe u dëmtua një gazetar.
Kryetarja e Gjykatës Speciale është udhëheqësja kryesore e cila e menaxhon gjykatën. Gjykata është themeluar në Parlamentin e Kosovës dhe ajo organizon gjykimin ndaj ushtarëve çlirimtar të Kosovës. Pra mund të themi është një nga personat që ka të drejtën udhëheqësve të kësaj gjykate, dhe zemërimi kishte të bënte me bindjen e tyre se çështja e anëtarëve të UÇK është e njëanshme dhe politike. Ky opinion, besohet dhe dyshohet se po merret me çështje politike dhe zbaron propagandën e Serbisë dhe Rusisë
Ajo dëshiroi të përcjellë mesazhin se Gjykata është e bindur në fajësinë dhe se dënimet mund të shkojnë në sa më shumë të jetë e mundur, pra mesazh tensiones. Eskalimi ishte i panevojshëm, sepse protestuesit duhet reagonin më qetë”, tha ai.
Elezi u ndal dhe te reagimi i qeverisë ndërsa shprehu se pritet të ketë dhe organizime të tjera me pjesëmarrje më të madhe.
Gjithashtu eksperti i sigurisë tha se këto protesta nuk i shërbejnë gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Detyra e qeverisë është të reagojnë për çdo reagim qytetarësh. Unë pajtohem me reagimin ku nuk duhet të provokohet policia. Jemi mësuar me Kurtin kur ka qenë në opozita, madje me protesta më të dhunshme. Duhet të merren të gjitha masat për ruajtjen e rendit dhe ligjit, por më shumë duhet të ketë veprime konkrete dhe të vendosen para përgjegjësisë.
Ajo që kemi parë deri më tani nuk kemi parë ndonjë të penduar nga të arrestuarit. Presim që do të ketë organizime me pjesëmarrje më të madhe. Në aspektin e sigurisë nuk do të ndihmojë në procesin gjyqësor në Hagë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të provojmë se ata janë të pafajshëm, jo të protestojmë. Situata e Sigurisë së Kosovës është shumë e rëndë, sidomos nga përpjekjet e Serbisë në mbështetje të Rusisë”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al